Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp informuan për konkluzat dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e djeshme të 101-të të Qeverisë.
Ata njoftuan se prej më një shtator mësimi fillon me prezencë fizike në të gjitha shkollat dhe theksuan se mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin mental dhe për mbajtjen e nivelit të cilësisë së mësimit dhe socializmin e nxënësve është që ata të jenë në klasë dhe ajo do të realizohet këtë vit mësimor.
“Hapja e shkollave është rekomandim edhe i UNICEF-it. Janë përgatitur protokollet e nevojshme për mbrojtje. Shkollat gjithashtu. Përvoja nga viti i kaluar me mbajtjen e mësimit të nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e tretë tregoi se shkollat kanë kapacitet ta zbatojnë procesin arsimor edhe në këto kushte dhe nuk ka dyshim se do të jetë kështu edhe këtë vit”, u theksua në konferencën për shtyp.
Ndyrshe, në mbledhjen e fundit Qeveria miratoi ndryshime dhe plotësime të masave për parandalimin e përhapjes së KOVID-19. Me këto ndryshime lejohet organizimi i ngjarjeve sportive me pjesëmarrje të publikut, ngjarje kulturore, puna e restoranteve, kafeneve, bastoreve, koncerteve, seminareve, punëtorive dhe ngjarje të tjera në hapësira të mbyllura me 30% të kapacitetit të hapësirës, ndërsa në hapësirë të hapur deri në 50% të kapacitetit, me respektimin e protokolleve dhe masave për mbrojtje nga KOVID-19./Telegrafi/
The post Qeveria e Maqedonisë: Vendimi nga një shtatori që mësimi të mbahet me prezencë fizike është tërësisht në pajtueshmëri e UNICEF-it appeared first on Telegrafi.