Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Infektive duhet të vendos rreth orës policore nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit, në territorin e gjithë vendit.

Komisioni vlerëson se një masë e këtillë rigoroze duhet të ketë efekt, ndërsa tani për tani propozimi është që kjo masë të zgjasë dy javë, aq sa një cikël epidemiologjik.

Arsyetimi për rekomandimin e orës policore, nga MSH thonë se është rritja e numrit të infektimeve me coronavirus në javët e fundit.

Ndryshe, në 24 orët e fundit nga 1.562 testime, pozitiv rezultuan 316 raste./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria e Maqedonisë sot vendos për orën policore appeared first on Telegrafi.