Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme, duhet t’i shqyrtojë rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe të marrë vendim për udhëtim në vendet e rajonit, Shqipëri Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pa teste PCR.
Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se propozimi për këtë nismë rajonale do të diskutohet sot në mbledhjen e qeverisë dhe se vendimi me gjasë do të jetë pozitiv.
“Bëhet fjalë për nismë rajonale, jo të Maqedonisë së Veriut pasi kemi një rajonal të vogël, ndërsa shifrat thuajse janë identike. Me siguri se do të marrim vendim në qeveri, kemi debat kualitativ, kjo do të ndihmojë edhe ekonomikisht, por duhet të kemi kujdes… Ne nuk duam të jemi të izoluar nga rajoni. Nëse rajoni është i hapur edhe ne duhet, jemi shteti i vogël, i lidhur me rajonin. Ne marrim vendime pozitive kur propozime të tillë bëhen nga ekspertët të Komisionit të Sëmundjeve Infektive”, ka deklaruar Zaev.
Vendim të ngjashëm për hapjen e kufijve pritet të miratojnë edhe qeveritë e shteteve të rajonit, në mënyrë që qytetarët të mund të lëvizin pa prezantuar para autoriteteve kufitare testin negativ për coronavirus.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se propozimi i Komisionit është marrë bazuar në analizat epidemiologjike, sipas të cilëve për momentin nuk ka indikacione, apo numër të lartë të rasteve me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton coronavirusi) që janë sjellë nga këto vende.
“Bazuar në të dhënat momentale, nuk ka rrezik për hapjen e kufijve. Në Bashkimin Evropian, lëvizja e qytetarëve bëhet për testin PCR”, thuhet të njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Heqja e kufijve së fundi është kërkuar edhe nga Odat Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe të Oda Ekonomike e Kosovës./Telegrafi/
The post Qeveria e Maqedonisë sot vendos nëse do të ketë udhëtime pa test PCR në rajon appeared first on Telegrafi.