Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, me fillim prej orës 10:00 do të mbajë seancën e rregullt të 88-të me radhë, me disa pika të rendit të ditës nga programi për punë dhe në interes të qytetarëve.

Në seancën e sotme, mes të tjerash, do të shqyrtohet informacioni për statusin e realizimit të aktiviteteve përgatitore të lidhura me projektin për mbylljen e deponive të parregullta në rajonin lindor dhe verilindor, me propozim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale për këtë seancë e ka propozuar pikën e Informacionit në lidhje me Propozim strategjinë për barazinë gjinore për vitin 2021-2026.

Për vendimet që do të merren dhe përfundimet e seancës së sotme qeveritare, publiku do të njoftohet nëpërmjet kumtesës menjëherë pasi të përfundojë, njoftojnë nga Qeveria.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria e Maqedonisë sot mban seancë – mbyllja e deponive të parregullta dhe barazia gjinore në rend dite appeared first on Telegrafi.