Informata për statusin e sendërtimit të sistemit të Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërlidhje me Rergjistrin qendror të popullatës, Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për inspektimin menaxhues, si dhe Propozim-ligjin për ratifikim të Marrëveshjes mes Palëve të Marrëveshjes veriatlantike për sigurim të informative, janë vetëm disa nga pikat e rendit të ditës së mbledhjes së rregullt të 59-të.

Në mbledhje, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, Ministria e Drejtësisë do të referojë për përparimin e projektit “Rikonstruimi i institucioneve ndëshkuese-përmirësuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ndërsa Ministria Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të informojë për formimin e grupit të punës ndër resorëve për harmonizim të ndërsjelltë dhe ndryshim të ligjeve dhe akteve nënligjore lidhur me ndërtim dhe komunikime elektronike.

Mbledhja e rregullt e 59-të e Qeverisë është paraparë të fillojë në orën 12:30, ndërsa për konkludimet dhe vendimet opinioni do të informohet përmes kumtesës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria e Maqedonisë sot mban seancë, diskuton për rikonstruimin e burgjeve appeared first on Telegrafi.