Qeveria e Maqedonisë sot mban seancë, disa pika në rend dite

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot, 19 tetor 2021 (e martë) do të mbajë seancën e saj të 113-të të rregullt, me disa pika në rend dite.

Në seancë, në rendin e ditës është Raporti mbi negociatat e përfunduara për përfundimin e Marrëveshjes për plotësimin e Marrëveshjes së Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, si dhe më shumë informacion dhe raportet për projektet e planifikuara dhe të zbatuara të ministrive individuale.

Nga Qeveria thonë se publiku do të informohet për përfundimet dhe vendimet nga seanca e sotme e rregullt e Qeverisë, e cila do të mbahet duke filluar nga ora 12:00, menjëherë pas përfundimit të saj.

The post Qeveria e Maqedonisë sot mban seancë, disa pika në rend dite appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy