Qeveria e Maqedonisë sot mban mbledhjen e 68-të

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 68-të, me më shumë pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Sipas njoftimit, më këtë mbledhje, e cila do të fillojë në orën 19:00, do të shqyrtohet Procesverbali nga mbledhja e 35-të e Shtabit Kryesor Koordinues të Krizës për sigurimin e koordinimit të tërësishëm në lidhje me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID-19, e mbajtur më 3 maj të vitit 2021.

Sipas rendit të ditës, në mbledhjen e sotme, para ministrave do të gjendet Propozim-programi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për ekonomi të ujërave për vitin 2021.

Në mbledhjen e rregullt, Qeveria do të shqyrtojë edhe Informacionin për kërkesat kreditore të cilat i plotësojnë kushtet për kreditim në Thirrjen Publike nr.1 për kredi nga linja kreditore për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla me mundësi për grant komponentë (Kovid 3 linjë kreditore), si dhe kryesimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në vitin 2023, propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Advertisement

The post Qeveria e Maqedonisë sot mban mbledhjen e 68-të appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy