Qeveria e Maqedonisë së Veriut: Shumica qeveritare është stabile

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me ftesë të kryeministrit Zaev, Qeveria mbajti takim me përfaqësues të të gjitha partive politike që përbëjnë shumicën parlamentare në Kuvend.

“Të gjithë partnerët e koalicionit ishin të pranishëm në takim dhe shprehën mbështetje ndaj Qeverisë dhe kësaj shumice qeveritare. Shumica parlamentare është stabile”, thuhet në njoftimin e shërbimit qeveritar për shtyp.

Ata shtojnë se bashkërisht u konstatua se Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj nuk i nevojiten zgjedhje të parakohshme kuvendare.

“Zgjedhje të tilla do të ta vendosnin vendin në krizë politike, ekonomike, shoqërore dhe krizë sigurie, por po ashtu do t’i bllokojnë edhe proceset e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Advertisement

Në fund të njoftimit thuhet se partnerët e koalicionit të shumicës parlamentare janë njëzëri se Maqedonisë së Veriut i nevojitet qeveri që jep rezultate në interes të qytetarëve, posaçërish në kohe pandemie dhe krizës së energjisë me kurs të qartë euroatlantik./Telegrafi/

The post Qeveria e Maqedonisë së Veriut: Shumica qeveritare është stabile appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy