Qeveria e Maqedonisë së Veriut propozon zgjatjen e afatit të krizës me energjinë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria në seancën e sotme përcaktoi tekstin e Propozim-vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e krizës në furnizimin me energji elektrike në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe situatës në tregjet e energjisë elektrike.

“Me këtë Propozim-vendim i propozohet Kuvendit që të miratojë shtyrjen e afatit për ekzistimin e situatës krize në furnizimin me energji elektrike në gjashtë muajt e ardhshëm, pra deri më 9 qershor 2022”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Propozimi për zgjatjen e afatit të krizës, pretendojnë autoritetet, synon të sigurojë vazhdimësi në zbatimin e masave dhe aktiviteteve për tejkalimin e situatës në furnizimin me energji elektrike./Telegrafi/

The post Qeveria e Maqedonisë së Veriut propozon zgjatjen e afatit të krizës me energjinë elektrike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy