Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndau 35 banesa sociale në Koçan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Familjet në rrezik social nga Komuna e Koçanit sot morën çelësat e banesave në objektin e tretë social si investim i SHA për Ndërtimin dhe Ekonomizim me Hapësirë Banesore dhe Afariste.

Në dorëzimin e banesave morën pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, zëvendësministri i Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski dhe drejtori i shoqërisë aksionare, Marjan Stefanovski. Objekti ka 35 banesa me një sipërfaqe prej 35 deri në 45 metra katrorë dhe janë të destinuara për qytetarët e kategorive të cenueshme.

“Është kënaqësi  kur lëshohet në përdorim një objekt si ky dhe kur kemi përdorues që e presin me kënaqësi këtë moment. Kam pasur nderin që t’ua dorëzoj çelësat një familje dhe shfrytëzuesit të banesave sociale, që do të thotë se po bëjmë gjëra të mira për njerëzit dhe do të vazhdojmë të bëjmë”, theksoi kryeministri Mickoski.

Për kompletimin e objektit të tretë social në Koçan janë investuar 72 milionë denarë, ndërsa zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Nikolloski paralajmëroi se banesa të tilla do t’i marrin qytetarët në Veles dhe komunat e tjera.

Advertisement

Është paralajmëruar se banesa komerciale me çmime të ulëta me mjete nga buxheti i shtetit do të ndërtojnë edhe në Ohër dhe Shkup, ndërsa qëllimi është që të ndikohet në normalizimin e çmimeve të hapësirës banesore, duke qenë se shumë familje të reja nuk kanë mundësi të paguajnë 2 mijë e 500 euro për metër katror.

Kryeministri Mickoski mori pjesë edhe në dorëzimin e klonit të pestë të kopshtit “Pavlina Veljanova”, që gjendet në lagjen Draçevik në Koçan. Ndërtimi ka filluar para pesë viteve si pjesë e Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale, të zbatuar nga Ministria e atëhershme e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetjen financiare të Bankës Botërore.

Për ndërtimin e objektit Komuna e Koçanit ka marrë një grant prej rreth një milion euro, ndërsa ka pasur edhe pjesëmarrjen e saj në punët përgatitore. Kapaciteti i kopshtit është projektuar për 110 fëmijë, me gjashtë hapësira, në dy nivele me një sipërfaqe të përgjithshme prej 995 metra katrorë.

The post Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndau 35 banesa sociale në Koçan appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy