Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, njofton se vendkalimet e përbashkëta kufitare në mes RMV-së dhe Kosovës së shpejti do të bëhen realitet.

Ai njofton se në seancën e sotme të Qeverisë së RMV-së është shqyrtuar dhe miratuar raporti për negociatat e realizuara dhe tekstin e përshtatur të Kontratës me Qeverinë e Republikës së Kosovës për pikat e përbashkëta kufitare “Bllacë – Han i Elezit” dhe “Jazhincë – Glloboçicë”.

“Lehtësojmë lëvizjen ndërkufitare me Republikën e Kosovës! Vendkalimet e përbashkëta kufitare së shpejti do të bëhen realitet! Në seancën e sotme të Qeverisë shqyrtuam dhe miratuam Raportin për negociatat e realizuara dhe tekstin e përshtatur të Kontratës me Qeverinë e Republikës së Kosovës për pikat e përbashkëta kufitare “Bllacë – Han i Elezit” dhe “Jazhincë – Glloboçicë”. Angazhuam Ministrinë e Punëve të Brendshme t’i qaset nënshkrimit të kësaj marrëveshje të rëndësishme”, shkruan Grubi.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut kontroll të përbashkët kufitar më herët ka vendosur edhe me Shqipërinë dhe Serbinë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton vendimin, së shpejti “One stop shop” me Kosovën appeared first on Telegrafi.