Në seancën e sotme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të heq vizat dalëse për shkuarjen në Haxh.
Lajmi u njoftua nga zv. kryeministrit Artan Grubi.
“Po ndaj me ju lajmin se në seancën e sotme të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, miratuam vendimin për heqjen e vizave dalëse për kryerjen më të lehtë të obligimit fetar të besimtarëve myslimanë të vendit tonë – Haxhit.
Qeveria me kujdes do të ndjekë udhëtimit e haxhinjve dhe do të jetë e hapur për çfarëdo lloj ndihme që atyre do t’ju nevojitet nga institucionet shtetërore”, shkruan Grubi në profilin e tij në Facebook.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Qeveria e Maqedonisë së Veriut merr vendim për heqjen e vizave për shkuarjen në Haxh appeared first on Telegrafi.