Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka caktuar një delegacion për dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 45-të shqyrtoi dhe miratoi Informatat për fillimin e dialogut strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

“Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, është emëruar Koordinator i Procesit të Dialogut Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sllavjanka Petrovska, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska gjithashtu janë pjesë e grupit të punës”, njoftojnë nga Qeveria.

Dialogu strategjik, theksojnë nga atj, po i ngrit marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara në një nivel më të lartë dhe është veçanërisht i rëndësishëm në kontekstin e kërcënimeve aktuale të sigurisë. Dialogu do të mbulojë tema të marrëdhënieve dypalëshe për bashkëpunim në ekonomi, tregti, arsim, transport, energji, ndryshime klimatike, zhvillim demokratik, luftë kundër korrupsionit, sundim të ligjit, si dhe segmente të sigurisë të bashkëpunimit, migracionit, luftës kundër terrorizmit, për të luftuar krimin e organizuar dhe atë ndërkombëtar.

“Dialogu përfshin edhe situatën aktuale të sigurisë, bashkëpunimin e dy vendeve si partnerë në NATO, aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, kryesimin e ardhshëm të vendit me OSBE-në, përpjekjet tona në Samitin e Demokracisë së Bidenit dhe tema të tjera me interes”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

Advertisement

The post Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka caktuar një delegacion për dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy