Gjatë ditës së djeshme, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, akuzoi Qeverinë se nuk i ka vendosur sanksione Rusisë ashtu siç bëri Bashkimi Evopian.

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha tha se Qeveria nuk komenton deklaratat e partive politike, por theksoi se vendi është i përkushtuar në rrugën drejt eurointegrimeve.

“Siç e dini, Republika e Maqedonisë së Veriut është vend anëtar i NATO-s dhe ecim përpara drejt Bashkimit Evropian. Vazhdojmë me zbatimin e gjitha reformave të cilan janë të nevojshme brenda në vendin tonë ne qëllim që të jemi pjesë e familjes evropiane”, tha Hoxha.

Ndryshe, Taravari dje akuzoi se Qeveria e Zaevit plot 21 herë ka refuzuar të dënojë Rusinë ndërsa më e habitshmja, sipas Taravarit, është për shkak MPJ-në e Maqedonisë e udhëheq një shqiptar, pra ministri Bujar Osmani./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Taravari: Qeveritë Zaev I dhe Zaev II plot 21 herë kanë refuzuar sanksionet ndaj Rusisë

The post Qeveria e Maqedonisë së Veriut i përgjigjet Taravarit: Ne jemi pjesë e NATO-s dhe ecim përpara drejt BE-së appeared first on Telegrafi.