Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për sulmin rus në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq dënoi agresionin e Rusisë kundër Ukrainës që ka ndërmarrë mëngjesin e sotëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është një akt agresioni, i cili është i papranueshëm. Ne respektojmë dhe mbështesim pavarësinë territoriale të Ukrainës. Qëndrojmë përkrah popullit të Ukrainës në këtë situatë. Ofrojmë ndihmë për Ukrainën me aq sa mundemi dhe ashtu si mundemi në këto kohë të vështira”, tha Mariçiq.

Zv. kryeministri njoftoi se Qeveria sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme të qeverisë, konkretisht për sulmin rus në Ukrainë.

Detajet se çfarë do të bëjmë do të njoftohen pas seancës”, shtoi Mariçiq./Telegrafi/

Advertisement

The post Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për sulmin rus në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy