Qeveria e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një kumtese për media thotë se regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave i cili do të zbatohet në prill të vitit 2021, do të jep të gjitha përgjigjet e nevojshme në raport me sigurimin e të dhënave statistikore cilësore që janë kyçe për ndërtimin e strategjive dhe politikave dhe për zhvillim të parashikueshëm të shtetit.

Nga Qeveria thonë se regjistrimi i popullsisë nuk është dhe nuk guxon të jetë operacion politik, por operacion i pavarur statistikor, i organizuar sipas standardeve të Kombeve të Bashkuara dhe sipas rregullave të Eurostat, operacion statistikor që na mungon për gati se 20 vite.

“Regjistrimi i popullsisë këtë vit do të zbatohet me më pak mjete krahasuar me përpjekjen e fundit të pasuksesshme për regjistrim të popullsisë, më lirë se sa që propozohej, ndërsa do të zbatohet me veglat dhe teknologjitë më moderne. Regjistrimi i popullsisë është aktivitet i obligueshëm ligjor për të gjithë personat dhe amvisëritë”.

“Në Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut, regjistrimi i popullsisë përmendet si një obligim i rëndësishëm i shtetit tonë i cili duhet të realizohet. Kapitulli statistikor është një prej kapitujve nga klasteri i parë në bisedimet me BE-në”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Me pjesëmarrje në regjistrimin e popullsisë çdo qytetar do të jep kontribut personal për ardhmëri më të mirë për të gjithë ne. Ky është detyrim i ynë, është detyrim ndaj shtetit, ndaj vetes dhe ndaj fëmijëve tanë. Përmes pjesëmarrjes aktive qytetarët do të kontribuojnë në azhurnimin e të dhënave, me qëllim të sigurojmë fakte në vend se supozime, të sigurojmë të dhëna të rëndësishme për komunat, për komunitetin e biznesit, për sektorin joqeveritar dhe për secilin qytetar si pjesë e shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Më tej shtojnë se të dhënat e azhurnuara, të cilat do t’i sigurohen përmes regjistrimit të popullsisë, mundësojnë që komunat ta planifikojnë zhvillimin e tyre, kushtet për investime, mjetet buxhetore dhe do të mund të rrisin dukshmërinë në bazë të së cilës do t’i planifikojnë fondet buxhetore dhe fondet nga BE-ja.

“Metodologjia dhe temat e regjistrimit të popullsisë janë të definuara nga ana e trupave ndërkombëtar statistikor dhe reflektohen edhe në legjislacionin e BE-së. Programi për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive në vitin 2020 është koordinuar nga ana e Komisionit Statistikor të Kombeve të Bashkuara dhe Konferencës së Statistikorëve Evropian të UNECE. Parimet dhe rekomandimet për vitin 2020 u miratuan që në vitin 2015”.

“Enti Shtetëror i Statistikës i ka të gjitha kapacitetet profesionale dhe eksperte dhe është i gatshëm që me sukses të mbajë dhe të zbatojë regjistrim të popullsisë sipas standardeve të Kombeve të Bashkuara dhe Eurostat. Regjistrimi i popullsisë 2021 për së pari herë jep mundësi të regjistrohen edhe qytetarët tanë edhe familjarët e tyre jashtë vendit. Kjo do të mundësojë një pasqyrë të lëvizjeve të migracionit, e cila është një bazë e mirë për ndërtimin e strategjive dhe politikave për të ndaluar me sukses këtë proces”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria e Maqedonisë: Regjistrimi i popullsisë nuk është dhe nuk guxon të jetë operacion politik appeared first on Telegrafi.