Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka komentuar shkurt protestat e djeshme kundër rritjes së çmimit për energjinë elektrike.
Prej atje thonë se protestat janë e drejtë demokratike dhe nuk kanë asgjë kundër. Ndërsa për vendimin e KRRE-së, thonë se nuk janë kompetent.
“Për Qeverinë, protesta e djeshme është e drejtë demokratike, por ne nuk kemi kompetenca për vendimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë, si institucion i pavarur”, thonë nga Qeveria.
Nga Tetova me protesta masive kërkohet ulja e çmimit të energjisë elektrike
Ndryshe, dje mijëra protestues në Tetovë, Shkup dhe Gostivar dolën kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Theksojmë që para disa ditësh, KRRE vendosi ta rrisë çmimin e rrymës për 7.4 përqind./Telegrafi/
The post Qeveria e Maqedonisë: Protesta është e drejtë demokratike, nuk jemi kompetent për vendimet e KRRE-së appeared first on Telegrafi.