Qeveria ka propozuar Ligjin për evidencën amë përmes të cilit krijohet e drejta që personi të ndryshojë gjininë (në dokumente). Propozimi i cili mban firmën e ish-ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe zëvendësit të tij Agim Nuhiu mban flamurin e BE-së.

Dispozitat e propozuara nga organi ekzekutiv i mundësojnë personit që vetëm përmes letërnjoftimit dhe një deklarate të notarizuar të prononcohet për ndjesinë e gjinisë së tij, përkatësisht ta ndryshojë atë nga mashkull në femër ose anasjelltas.

Burime nga grupet parlamentare bëjnë të ditur se ndryshimet në këtë ligj krijojnë mundësi për ndryshimin e Ligjit për familje, përkatësisht mundësinë për të lejuar martesat nga gjinia e njëjtë (në aspektin natyral) ndërsa gjini të ndryshme (në aspektin juridik).

Të martën ky ligj pritet të diskutohet në seancë plenare./Alsat/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria e Maqedonisë propozon ligj që mundëson ndryshimin e gjinisë appeared first on Telegrafi.