Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e vërtetoi tekstin e Propozim-ligjit për ndryshime të Ligjit për punonjësit në administratë.
Sipsa qeverisë, qëllimi i ndryshimeve ligjore është arritja e barazisë në paga të punëtorëve në sektorin privat dhe publik dhe harmonizimin e pagave të administratës.
Me këto ndryshime ligjore, pritet të harmonizohet paga e punonjësve në sektorin publik sipas pagës minimale.
Kujtojmë se paga minimale në Maqedoni është 18 mijë denarë, ndërsa më herët policët dhe mësimdhënësit protestuan para qeverisë për harmonizim të pagave./Telegrafi/
Advertisement
The post Qeveria e Maqedonisë propozon harmonizimin e pagave në sektorin publik appeared first on Telegrafi.