“Në seancën e djeshme qeveritare nuk është biseduar për zgjatjen e afatit të regjistrimit. Fjalën e fundit rreth kësaj çështje do ta ketë Enti Shtetëror për Statistika”.
Këtë sot në konferencë për shtyp e tha zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski, i cili shtoi se të gjitha kapacitetet janë të angazhuara që regjistrimi të përfundojë në afatin e paraparë, gjegjësisht nesër (30 shtator), përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për momentin bëhen kontrollet përfundimtare për lëshimin eventual të qytetarëve dhe mbyllen proceset në Shkup. Fjalën e fundit do ta ketë Enti Shtetëror i Statistikave, ndërsa informacionet prej atje janë se në territorin e të gjithë vendet po bëhen kontrollet përfundimtare”, tha Arsovski.
Ai shtoi se të gjithë regjistruesit janë në terren, ndërsa i vizitojnë amvisëritë që nuk i kanë regjistruar deri tani.
Ndryshe, procesi i regjistrimit sipas ligjit duhet të përfundojë ditën e nesërme./Telegrafi/
The post Qeveria e Maqedonisë nuk ka diskutuar për zgjatjen e afatit të regjistrimit, ESHS do ta ketë fjalën e fundit appeared first on Telegrafi.