Qeveria e Maqedonisë: Nuk do të ndërtohet qendër për skijim në Galiçicë, ndërsa për Ohrin do të sillet PDU

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk do të ndërtohet qendër për skijim në Galiçicë, ndërsa për bregun e Ohrit do të sillet Plan Detal Urbanistik (PDU). Kështu kanë vendosur nga Qeveria, pas raportit që u publikua nga UNESCO javën e kaluar, në të cilin rekomandohej që rajoni i Ohrit të vendoset në listën e vlerave botërore të rrezikuara.

Nga Qeveria thonë se Komisioni kombëtar për UNESCO në koordinim me trupat qeveritar, është përfshirë në përgatitjen e raportit të progresot për vitin 2020, të cilin shteti duhet ta dorëzojë në Qendrën për trashëgimi botërore në UNESCO, deri më 1 shkurt të këtij viti.

“Në kuadër të këtyre aktiviteteve janë anuluar planet dhe projektet për qendër për skijim në parkun kombëtar Galiçica, si dhe projektet e vjetra për zhvillim të turizmit”, thonë nga Qeveria.

Ata shtojnë se Komuna e Ohrit në pajtim me rekomandimet e UNESCO-s, është duke përpunuar regjistër të veçantë për ndërtimet pa leje./Telegrafi/

Advertisement

The post Qeveria e Maqedonisë: Nuk do të ndërtohet qendër për skijim në Galiçicë, ndërsa për Ohrin do të sillet PDU appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy