Qeveria në seancën e sotme, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ka miratuar Vendim për ndarjen e bursave për shtetas të huaj, në interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, bëhet fjalë për 50 bursa për shtetas të huaj, me prejardhje nga Maqedonia e Veriut të cilët do të regjistrohen si studentë të rregullt në vitin akademik 2023/2024.

Regjistrimet bëhen te Universiteti i Tetovës, Universitetin “Nëna Terezë”, “Kirili dhe Metodi” në Shkup, “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, “Goce Dellçev” në Shtip, dhe universiteti “Shën Apostoli Pavle” në Ohër./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria e Maqedonisë ndan bursa për studentë të huaj me prejardhje nga Maqedonia appeared first on Telegrafi.