Vendimi përfundimtar për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi nga shtatori do të merret bazuar në mendimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, njoftojnë nga Qeveria pas mbarimit të seancës së sotme.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut rishikoi dhe miratoi informacionin me një plan për mësimdhënie në shkolla në vitin akademik 2020/2021 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa konstatoi se ai duhet të ndahet me Komisionin për sëmundje infektive, pas së cilës mendimi i Komisionit do të jetë një vendim për modelin për organizimin dhe zbatimin e procesit mësimor në shkollat fillore dhe të mesme”, thonë nga Qeveria.
Më herët sot, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se pozicioni i Komisionit është që mësimi të zhvillohet online, përveç klasave të para ku konsiderohet e nevojshme fizike e nxënësve./Telegrafi/
Filipçe: Komisioni është për mësim online, përveç klasave të para
The post Qeveria e Maqedonisë: Modeli i procesit arsimor do të merret sipas mendimit të Komisionit për Sëmundje Infektive appeared first on Telegrafi.