Qeveria e Maqedonisë miraton Propozim-ligjin për një kufi të përbashkët me Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e rregullt vërtetoi Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendosjen e një vendkalimi kufitar të përbashkët sipas konceptit të përbashkët për kontroll kufitar.

Nga Qeveria njoftojnë se sipas tekstit të ligjit, bëhet fjalë për kontrolle kufitare me një ndalje (One-stop shop) dhe procedura më të thjeshta që do të zbatohen në një vendkalim kufitar.

Konceptimi i vendkalimeve kufitare të përbashkëta dhe procedurave më të thjeshta, sipas qeverisë, çon në përshpejtimin e lëvizjes nëpër vendkalime kufitare.

Ndryshe, më herët Maqedonia e Veriut një marrëveshje të tillë ose One stop shop kishte zbatuar me Serbinë./Telegrafi/

Advertisement

The post Qeveria e Maqedonisë miraton Propozim-ligjin për një kufi të përbashkët me Shqipërinë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy