Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e sotme qeveritare i pranoi ndryshimet dhe plotësimet e masave kufizuese sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, të vërtetuara si propozime në mbledhjen e 39-të shtabit të krizës.

Me ndryshimet e reja, hiqet masa e mbajtjes së maskës në hapësira të hapura dhe rekomandohet kur personat të jenë në grup më të madh, mbetet në fuqi mbajtja e maskave në transport publik, taksi dhe në hapësira të mbyllura. Lejohet prania e publikut në ndeshje sportive me 30% të kapacitetit. Lejohet organizimi i dasmave në hapësira të hapura deri në 100 persona, por jo më shumë se 50% e kapacitetit të hapësirës me maksimum 6 persona në tryezë.

Po ashtu u rritur numri i personave që ndodhen në kafene nga 4 në 6 persona me distancë mes njerëzve dhe po ashtu rekomandohet heqja e masës për punë në ndrime ose nga larg.

Në fuqi mbetet ora policore nga mesnata deri në ora 04:00 deri më 15.06.2021./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria e Maqedonisë miratoi masat lehtësuese, ora policore vazhdon të mbesë në fuqi appeared first on Telegrafi.