Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka miratuar 99-të projekte infrastrukturore për 75 komunat e ndryshme në vend. Siç njoftojnë nga Qeveria, në këtë seancë gjithashtu janë ndarë 30 milionë denarë mjete të pakthyeshme për Komunën e Haraçinës.

Qeveria bëri të ditur se për këto 99 projekte janë ndarë 35 milionë euro, që do të shpenzohen kryesisht për rindërtimin e rrugëve lokale, ujësjellës, kanalizim, çerdhe, shkolla, objekte sportive, shëndetësore dhe projektet tjera të propozuara nga Komuna.

“Në seancën e sotme u miratua Vendimi për ndarjen e mjeteve nga Buxheti i RMV-së për vitin 2020 në vlerë prej 30.000.000 denarë për Komunën e Haraçinës, si mjete financiare të pakthyeshme për menaxhimin e pasojave të shkaktuara nga kriza Covid-19”, njoftojnë nga Qeveria.

Qeveria sot gjithashtu miratoi edhe pakon e katër për masat kundër pasojave të shkaktuara nga Covid-19./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria e Maqedonisë miratoi 99 projekte infrastrukturore për 75 komuna të ndryshme në vend appeared first on Telegrafi.