Qeveria e RMV-së në seancën e djeshme i ka dhënë afat tre muaj Ministrisë së Bujqësisë të tregojnë lokacione të mundshme ku mund të vendosen arinjtë, për të cilat periudhën e kaluar kanë alarmuar banorët e Mavrovës.

Gjendja me ariun e murrmë, e cila është nën mbrojtje nga gjuetia, ndodhet në rend dite në seancë qeveritare për herë të dytë. Më herët, më 3 tetor, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi propozimet e ministrive kompetente për zgjidhjen e problemeve me arinjtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar Informatat për gjendjen e ariut të murrmë, e cila është nën mbrojtje dhe është e ndaluar për gjueti. Qeveria ka ngarkuar institucionet kompetente që të ndërmarrin masa konkrete në lidhje me informacionin e miratuar”, thuhet në njoftim pas seancës së djeshme të Qeverisë.

Detyrimet që ministria duhet t’i zbatojë kanë afate që parashohin përpunimin e një plani aksionar për arinjtë e murrmë, formimin e një ekipi intervenues dhe listë me lokacionet e mundshme për zhvendosjen e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria njoftoi se për koordinim të aktiviteteve të institucioneve është angazhuar drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov.

Në fund të shtatorit, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës ka kërkuar nga Qeveria që të shpallë gjendje krize në të gjithë territorin e komunës për shkak të pranisë së shtuar të ariut të murrmë në këto zona dhe rrezikut që paraqet për jetën e banorëve./Telegrafi/

The post Qeveria e Maqedonisë me plan aksionar dhe ekip intervenues do ta zgjidhë problemin me arinjtë në Mavrovë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";