Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot promovuan fushatën e re, me qëllim që të rrisin vëllimin e vaksinimit në vend, por edhe të luftojnë kundër “keqinformimit anti-vaksinë të popullatës”.
Ata gjithashtu promovuan një video për fushatën, të titulluar “Për momentet e lumturisë – Vaksinohuni”, e cila tregon njerëzit që udhëtojnë, shkojnë në festime më të mëdha, bëjnë dasma, shoqërohen dhe fëmijët shkojnë në shkollë pa maska, në mënyrë që, siç tha Filipçe, për të kujtuar qytetarët se si ishte jeta para pandemisë.
“Qytetarët duhet të kenë informacion të saktë të verifikuar të ekspertëve për vaksinat. Vala e re e “Delta” konfirmon se një nga masat më thelbësore është imunizimi masiv i popullatës. Me masat e reja të miratuara nga qeveria qëndron pikërisht një qëllim i tillë dhe ato japin efekt. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Për të inkurajuar këtë trend dhe për të inkurajuar qytetarët, ne po fillojmë këtë fushatë”, tha Zaev.
Sipas Filipçe, vaksina aktualisht është arma më e fortë kundër Covid-19.
“Ne shohim që shumica e vdekjeve dhe ato më të rënda janë të pavaksinuara. Numri i të infektuarve që janë të vaksinuar është shumë i vogël. Kjo fushatë do të informojë qytetarët për përfitimet e vaksinimit, duhet të hedhë poshtë të gjitha mitet dhe dezinformatat dhe të inkurajojë qytetarët që të vaksinohen. Ne do të luftojmë kundër këtij keqinformimi që i frikëson qytetarët dhe do t’i thyejmë të gjitha mitet,” tha Filipçe, duke u bërë thirrje të rinjve që të vaksinohen në numër të madh për të mbrojtur veten dhe mjedisin
The post Qeveria e Maqedonisë me fushatë për të nxitur qytetarët të vaksinohen appeared first on Telegrafi.