Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka demantuar informacionet se funksionarët shtetëror janë vaksinuar kundër coronavirusit.

Në një postim në llogarinë zyrtare të zëdhënësit të Qeverisë, thuhet se informacionet se ndonjë ministër është vaksinuar, janë të rrejshme.

“I demantojmë ashpër, nuk ekziston asnjë ministër i vaksinuar. I bëjmë thirrje deputetit dhe portaleve që e shpërndajnë këtë dezinformatë të rëndë të largohen nga manipulimet e popullsisë në këto momente të rënda të gjendjes shëndetësore në shtet”, thuhet në postim, si përgjigje ndaj deputetit të OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, i cili e ka shpërndarë një lajm se ministrat janë vaksinuar.

Milloshoski duke iu referuar një portali nga Shqipëria, thotë se Carovska, Grubi dhe Mariçiq kanë marrë “VIP vaksina”./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria e Maqedonisë: Lajme të rrejshme janë informacionet se ministrat janë vaksinuar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";