Qeveria e Maqedonisë e miratoi propozim-ligjin për kanabis mjekësor, OBRM-PDUKM paralajmëron bllokadë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Propozim-ligji për kontrollin e drogave ka marrë dritë jeshile në Qeveri. Zgjidhjet ligjore që parashihen në të janë formimi i Agjencisë për menaxhim me kanabisin mjekësor e cila duhet të mbrojë pjesën e investimeve dhe puna të mos dalë jashtë kontrollit, ndërsa parashihet gjithashtu edhe që kompanitë që do të merren me këtë veprimtari për çdo vit t’i paguajnë shtetit 10% nga fitimi.

Prej investimeve të këtilla kryeministri Zoran Zaev thotë se do të hapen vende të reja pune, me paga të mira.

“Vetë Agjencia do të vendoset që në fund të ditës ta mbrojë edhe imazhin e shtetit sepse duam që përmes investimeve të këtilla të fitojmë vende të reja të punës, BPV shtesë edhe atë mjaft serioz, vlerësimet janë 250 milionë euro dhe e treta, jepen paga të mira. Mesatarja aty është 700 euro sepse është veprimtari fitimprurëse”, deklaroi kryeministri Zaev.

Po për propozim-ligjin reagoi OBRM-PUKM, prej ku thon se Ligji për marihuanën është ligj për bizneset e Zaevit. Nëse propozim-teksti në Kuvend sillet me yll evropian dhe votohet, ata paralajmërojnë që grupi parlamentar i tyre do t’i bllokojë të gjitha ligjet që në të ardhmen do të vijnë në Kuvend.

Advertisement

“Licencat për kanabis që u lëshuan në vitet e kaluara janë licenca për përpunimin e vajit të kanabisit dhe prodhim final për qëllime mjekësore, por jo edhe për eksport në formë të gjethit të thatë të kanabisit, siç parasheh ky ligj. Mes këtyre licencave është edhe ajo e familjes Zaev. Sekret publik janë dyshimet se licencat për përpunimin e vajit nga kanabisi u lëshuan për 300 deri në 500 mijë euro, para për të cilat dyshojmë se kanë përfunduar vetëm në xhepat e familjes Zaev”, potencoi Brane Petrushevski nga OBRM-PDUKM.

Në kuadër të Qeverisë tashmë është formuar një grup pune në të cilën po shqyrtohen zgjidhjet për dekriminalizimin e marihuanës në Maqedoninë e Veriut. Takimi i tyre i fundit u mbajtën javën e kaluar ku u panë përvojat e Kanadasë ku kanabisi është i legalizuar si për përdorim mjekësor po ashtu edhe për përdorim personal.

 

The post Qeveria e Maqedonisë e miratoi propozim-ligjin për kanabis mjekësor, OBRM-PDUKM paralajmëron bllokadë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy