Qeveria e Maqedonisë e barazon akcizën e vajit me atë të derivateve të naftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se në seancën e 71-të, të mbajtur mbrëmë ka sjellë vendim për ndryshimin e Ligjit për akcizat gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Me këtë vendim, Qeveria e ka barazuar akcizën e vajit për amvisëri me akcizën e derivateve të naftës, ndërsa thonë se me këtë do të parandalohet keqpërdorimi i “naftës së kuqe”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në seancën e 71-të të Qeverisë, u miratuan ndryshimet në dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për akcizat gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin barazohet akciza e naftës për ngrohje me akcizën për naftën e përdorur si karburant. Me këtë do të parandalohet keqpërdorimi i naftës për ngrohje kundër qëllimit të tij”.

“Në të njëjtën kohë, do të mundësohet shtypja e ekonomisë gri, mbrojtja e mjedisit, mbrojtja e konsumatorëve dhe tregut nga konkurrenca e padrejtë dhe do të eliminohen arsyet që dëmtuan buxhetin e shtetit, qytetarët dhe kompanitë që punojnë me derivatet e naftës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Advertisement

Ndryshe, pas përhapjes së COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, Qeveria vendosi që ta rrisë akcizën e derivateve të naftës për 3 denarë, me arsyetimin se këto mjetet do të shkojnë për zbutjen e pasojave ekonomike nga pandemia./Telegrafi/

The post Qeveria e Maqedonisë e barazon akcizën e vajit me atë të derivateve të naftës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy