Qeveria e Maqedonisë do të hulumtojë se cilat vaksina i duan qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe pse për momentin nuk ka imunizim masiv të popullatës kundër Kovid 19, qeveria megjithatë ka angazhuar një agjenci për hulumtimin e opinionit publik për procesin e vaksinimit. Deri më tani, janë vaksinuar vetëm disa punonjësit shëndetësorë edhe atë përmes donacionit të vaksinave Pfizer nga Serbia. Por, edhe përkundër faktit se deri më tani në vendin tonë janë siguruar vetëm 8,000 doza vaksina të mjaftueshme për t’u vaksinuar 4,000 njerëz, qeveria megjithatë do të masë pulsin e qytetarëve për procesin e imunizimit që paralajmërohet që para Vitit të Ri. Hulumtimi do duhet të tregojë këtë në vijim.

“Qëndrimet dhe mendimet mbi politikat aktuale të Qeverisë që mund të ndikojnë në temat që janë objekt hulumtimi për çka edhe realizohet prokurimi publik. Gatishmëria e qytetarëve për tu vaksinuar kundër Kovid – 19. Mendimi i qytetarëve dhe pranueshmëria e llojeve të vaksinave për Kovid 19. Pritjet e qytetarëve për periudhën, llojin dhe mënyrën e imunizimit kundër Kovid 19”, thonë nga Byroja e Prokurimeve Publike.

Hulumtimin në emër të Qeverisë duhet ta kryejë agjencia për hulumtimin e opinionit publik “Indago” – Shkup për 4,700 euro. Sipas dokumenteve të publikuara nga Byroja e Prokurimit Publik, kontrata fillon me realizim në ditën e nënshkrimit, gjegjësisht më 1 mars. Agjencia ka 15 ditë afat ta realizojë hulumtimin. Përveç procesit të imunizimit të qytetarëve, do të bëhet një analizë edhe për procesin e regjistrimit të popullsisë. Hulumtimi i opinionit publik duhet t’i sigurojë Qeverisë të dhëna për atë sa është i rëndësishëm regjistrimi, mendim mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë operacion statistikor si dhe qëndrimin e tyre mbi metodologjinë e regjistrimit./Alsat/

The post Qeveria e Maqedonisë do të hulumtojë se cilat vaksina i duan qytetarët appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy