Qeveria e Maqedonisë do të fillojë të mbajë seancat online

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev sot tha se ai pret që Kuvendi të fillojë të punojë online, pasi dy deputetë dolën pozitivë me Covid-19. Ai beson se qeveria dhe opozita do të bien dakord të punojnë online dhe në atë mënyrë Buxheti do të votohet dhe informohet se seanca e ardhshme e qeverisë do të jetë gjithashtu online me rekomandim të autoriteteve shëndetësore.

“Besoj se Kuvendi do të kalojë menjëherë në opsionin online nëse deputetët bien dakord, në përputhje me procedurën e Rregullores. Qeveria do të ketë seancën e ardhshme online të martën. Ne ende nuk kemi një person me simptoma ose të infektuar, por me rekomandimin e ministrit Venko Filipçe dhe Komisionit për Mbrojtje Shëndetësore na thanë që sipas numrave duhet të përgatitemi për seancat online të qeverisë. Unë besoj se Kuvendi do të jetë shumë i arsyeshëm dhe do të vendosë punë online, me sa mund ta shoh, pothuajse të gjitha parlamentet në rajon dhe në Evropë e kanë bërë atë”, tha Zaev.

Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që institucionet të funksionojnë, të jenë vigjilentë për të ndjekur këtë periudhë e cila nuk do të jetë aq e lehtë sa vera sepse shohim që numrat janë të mëdhenj.

Zaev tha se Ministri Filipçe e informoi atë se është bërë organizim i plotë i mjekëve rezervë, infermierëve, ndërsa është futur në përdorim spitali i moduluar./Telegrafi/

Advertisement

The post Qeveria e Maqedonisë do të fillojë të mbajë seancat online appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy