Qeveria në mbledhjen e sotme i caktoi përbërjen e Komisionit qeveritar që do të kenë komunikime të përhershme me Lidhjen e Sindikatave.
Ekipimi i këtij Komisioni është i rëndësishëm që të mund të vazhdojnë bisedimet mes partnerëve socialë në mesin e të cilave edhe kërkesa e sindikatave për rritjen e pagës minimale.
Nga shërbimi për informim i Qeverisë informuan se në Komision janë propozuar nga një përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë si dhe Ministria e Drejtësisë.
Kryeministri Hristian Mickoski në një deklaratë për mediat disa herë deri më tani tha se së pari duhet të përcaktohet përfaqësueshmëria e sindikatave, ndërsa pastaj në seancë të Këshillit Ekonomik – Social të bisedohet për pagën minimale.
Paga minimale pritet të rritet këtë muaj, por sa nuk dihet. Rritja sipas ligjit duhet të jetë rreth 1.800 denarë, ndërsa Lidhja e Sindikatave kërkon rritje prej 6.000 denarë dhe kontributet për diferencën deri në 30.000 denarë, sa do të ishte paga minimale, të subvencionohen nga Qeveria. Më pas ata deklaruan se nuk janë planifikuar para në Buxhet për këtë qëllim. Ata janë dakord për çdo zgjidhje për të cilën bien dakord sindikatat dhe punëdhënësit, por me shpenzimet e mbuluara plotësisht nga punëdhënësit.
The post Qeveria e Maqedonisë cakton përbërjen e komisionit për bisedime me Lidhjen e Sindikatave për pagën minimale appeared first on Telegrafi.