Qeveria e Maqedonisë bën të ditur kur do të paguhen pensionet për muajin mars, do të ketë edhe 1.000 denarë shtesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen qeveritare e miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin mars.

Qeveria obligoi Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor t’i dorëzojë të dhënat në banka deri më 28.03.2022, ndërsa pagesa e pensioneve nga bankat duhet të bëhet më 29.03.2022.

Marrja e pensioneve nëpërmjet filialeve të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit:

Për pensionet deri në 11 mijë denarë, pagesa do të bëhet më 29.03, për pensionet nga 11.001 denarë deri në 14.000 denarë pagesa do të bëhet më 30.03.2022, për pensionet nga 14.001 denarë deri 18.000 denarë pagesa bëhet më 31.03.2022 dhe për pensionet mbi 18 mijë denarë pagesa do të bëhet më 01.04.2022.

Advertisement

Po ashtu për pensionet për muajin mars do të shtohen edhe 1.000 denarë shtesë si ndihmë financiare./Telegrafi/

The post Qeveria e Maqedonisë bën të ditur kur do të paguhen pensionet për muajin mars, do të ketë edhe 1.000 denarë shtesë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy