Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dërguar apel deri te diaspora e vendit, që të marrin pjesë aktive në procesin e regjistrimit që filloi më 1 mars.

“Apelojmë deri te diaspora që të merr pjesë aktive në këtë proces që është parashikuar të zgjasë nga 1 marsi deri më 21 prill 2021. Në këtë kontekst, Qeveria në seancë të djeshme, me propozim të Komisionit për sëmundje ngjitëse ka miratuar protokollin për masa preventive ndaj Covid-19 gjatë regjistrimit”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha.

Siç bëri të ditur Hoxha në drejtim të regjistrimit në terren që duhet të fillojë nga 1 prilli, Qeveria ka miratuar edhe protokollin për mbrojtje nga Covid-19.

Protokolli parasheh tre faza të zbatimit. Do të ketë masa për fazën e testimit, trajnimit dhe zbatimit të regjistrimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria e Maqedonisë apel mërgimtarëve: Merrni pjesë në regjistrim appeared first on Telegrafi.