Universiteti Ndërkombëtar i Strugës nuk mund të themelojë Fakultetin e Shkencave Shëndetësore. Është anuluar vendimi i kryesisë së mëparshme të qeverisë, ndërsa informacioni është konfirmuar sot në seancën e parë të qeverisë së re.

Edhe pse Projekti për themelimin e Fakultetit nuk i plotësonte kushtet ligjore, Qeveria e mëparshme mori vendim që dha miratimin që ai të zbatohej. Kjo është konstatuar nga institucionet kompetente pas shqyrtimit të aktiviteteve të deritanishme të procedurës.

“Duke pasur parasysh se është një profesion i rregulluar në përputhje me Direktivën e Komisionit Evropian 2005/36 dhe 2013/55, kërkohen analiza të plota dhe shteruese përpara se të vazhdohet me dhënien e Aprovimit për kryerjen e veprimtarive të arsimit të lartë për arsimimin e këtij lloji. Në rastin konkret nuk janë bërë analiza për nevojat e personelit të tillë dhe kushtet për arsimimin dhe aftësimin e tyre, as konsultime me shoqatat përkatëse dhe autoritetet kompetente me atë rast”.

“Duke marrë parasysh mospërputhjet serioze dhe të shumta të konstatuara, Bordi i Akreditimit e anuloi vendimin për akreditimin e projektit për themelimin e fakultetit, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës anuloi vendimin për fillimin e punës, të miratuar nga ministri paraardhës”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Qeveria e re dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës janë të vendosura për të përmirësuar cilësinë e sistemit arsimor. Ka plan dhe program specifik në të cilin nuk ka vend për keqpërdorime të tilla të institucioneve. Ligjet duhet të zbatohen dhe do të zbatohen njësoj për të gjithë”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

The post Qeveria e anuloi vendimin: Universiteti i Strugës nuk mund të themelojë Fakultetin Mjekësor appeared first on Telegrafi.