Zëdhënësja e Qeverisë Venera Latifi-Azizi, ka njoftuar se Qeveria ka mbajtur diskutim të jashtëzakonshëm për shkak të mungesës së energjisë për transport publik në territorin e Qytetit të Shkupit, ku është konstatuar gjendja e keqe dhe mungesa e derivateve për nevojat e Ndërmarrjes së Transportit Publik.

Ajo njoftoi se është marrë vendim me të cilin konstatohet ekzistimi i gjendjes krize në furnizimin me energji termike në zonën e qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësisë për shfrytëzimin e lëndëve djegëse alternative dhe gjendjes së energjisë termike në treg.

“Me këtë mundësohet që t’i huazohen Qytetit të Shkupit pjesë të rezervave të naftës në vend. Byroja e Prokurimeve Publike sot ndër të tjera ka marrë vendim me të cilin plotësohen kushtet për zbatimin e procedurës negociuese pa shpallje të tenderit me qëllim të shkurtimit të afatit për blerjen e derivatit të nevojshëm për qytetin e Shkupit”.

“Me këtë Qeveria e mbyll çështjen me vështirësinë në funksionimin e ndërmarrjes së transportit publik të qytetit”, tha Venera Latifi-Azizi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria do t’i huazojë naftë Bashkisë së Shkupit, pritet rikthimi i autobusëve në qarkullim appeared first on Telegrafi.