Qeveria: Do të pranohet çdo marrëveshje për pagën minimale mes sindikatave dhe punëdhënësve, në momentin kur ajo të arrihet në kuadër të dialogut ekonomiko-social

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria do të pranojë çdo marrëveshje mes sindikatave dhe punëdhënësve për pagën minimale në momentin kur ajo të arrihet në kuadër të dialogut ekonomiko-social, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë pas takimit të sotëm në qeveri me përfaqësues të sindikatave.

Në takimin me sindikatat, përveç për pagën minimale, është biseduar edhe për marrëveshjen kolektive dhe për përfaqësimin e sindikatave, ndërsa përveç kryeministrit Hristijan Mickoski, kanë marrë pjesë edhe ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, zëvendësi i tij Marjan Risteski, si dhe sekretarja shtetërore në Ministrinë e Financave, Julijana Petkanovska dhe këshilltari në Kabinetin e kryetarit të Qeverisë.

“Qëndrimi i Qeverisë lidhur me rritjen e pagës minimale është i qartë dhe i bazuar në ligj. Gjegjësisht, sipas ligjit, Qeveria është e obliguar ta përcaktojë nivelin e pagës minimale më së voni deri më 31 mars. Qeveria do të pranojë çdo marrëveshje mes sindikatave dhe punëdhënësve, në momentin kur ajo të arrihet në kuadër të dialogut ekonomiko-social. Qeveria mbetet partner i punëtorëve dhe punëdhënësve dhe është e gatshme për dialog në çdo moment kur kjo të kërkohet nga palët në procesin”, thuhet në kumtesën nga qeveria.

Përfaqësuesit e sindikatave në deklaratë pas takimit shprehën qëndrime dhe kërkesa të kundërta për pagën minimale, të cilën e akuzuan se në mënyrë të njëanshme është miratuar vendimi nga fundi i marsit për rritjen e pagës minimale për 1800 denarë, në përputhje me dispozitat e përcaktuara me ligj.

Advertisement

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov, deklaroi se Qeveria nuk ishte rritjes së pagës minimale, por dy sindikatat e tjera që morën pjesë në mbledhje, duke theksuar se kërkonin që dispozitat e marrëveshjes së përgjithshme kolektive në procesin e rritjes së pagave në sektorin publik të shfuqizohen ose të mbyllen. Ndryshe, kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira (KSS), Bllagoja Rallpovski, vlerësoi se ajo që kërkon LSM është populizëm, duke theksuar se rritja e pagës minimale në 30.000 denarë do të përfshijë vetëm një pjesë të të punësuarve në vend.

Në mbledhjen në Qeveri, po ashtu është bërë e ditur se deri në mesin e majit do të nënshkruhen marrëveshjet kolektive për rritjen e pagave në organet e administratës shtetërore, përveç gjyqësorit.

“Qeveria është e gatshme që nga mesi i muajit të ardhshëm të nënshkruajë marrëveshje kolektive që do të mundësojë pagesën graduale të 30 për qind shtesë në pagë për punëtorët në administratën shtetërore, përveç gjyqësorit”, tha kryetari i Sindikatës  e Punonjësve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qyetarëve (AOGJSH), Tërpe Deanovski. ls/

The post Qeveria: Do të pranohet çdo marrëveshje për pagën minimale mes sindikatave dhe punëdhënësve, në momentin kur ajo të arrihet në kuadër të dialogut ekonomiko-social appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy