Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit e vërtetoi Informacionin ku vërtetohet se 31.12.2023 është afati i përfundimit të punëve për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër.
“Në mbledhjen e sotme u shqyrtua dhe miratua Informacioni në bazë të cilit Qeveria pranoi tekstin e Aneks nr 5 të Marrëveshjes për ndërtimin e autostradës Kërçovë Ohër mes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe Sinohydro Corporation Limited”, nga ku vërtetohet afati për përfundimin e punëve në këtë aks rrugor pa implikime shtesë ndaj Buxhetit të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Ndryshe, kjo autostradë nisi të punohet qysh kur në Qeveri ishte Nikolla Gruevski, ndërsa vazhdoi me zgjatjen e afateve edhe në Qeverinë e Zaevit./Telegrafi/
The post Qeveria: Deri në fund të vitit 2023 duhet të përfundojnë punët në autostradën Kërovë – Ohër appeared first on Telegrafi.