Nëse në zgjidhjen përfundimtare vendosim që qendrat tregtare të punojnë të dielën, kjo do të jetë nën kritere të rrepta të definuara, kohë të caktuar të punës, por edhe obligime të pronarëve të shitoreve që një përqindje e caktuar e mjeteve të derdhen në arkën shtetërore dhe kompensim shtesë për punëtorët të cilët do të punojnë të dielën, porositi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.
Sipas saj analizat dhe numrat, flasin se qendrat tregtare më shumë se 50 për qind të fitimit të tyre javor e bëjnë pikërisht të dielën.
Jo më larg se dje Kryeministri Zaev deklaroi tha se qendrat tregtare duhet të punojnë edhe gjatë fundit të javës, me qëllim që siç tha, blerësit të mos ikin drejt Kosovës e Serbisë.
“Analizat dhe numrat tregojnë se Qendrat tregtare më shumë se 50% e shitjes javore e bëjnë pikërisht të dielën. Këto janë numra serioz të cilat janë edhe kontribut në ekonominë e shtetit, megjithatë edhe argumentet e tyre për shopping turizmin për qytetarët e vendeve fqinje gjithashtu është numër serioz. Nëse vendosim që Qendrat tregtare të punojnë të dielën, kjo do të jetë me kritere të rrepta, orar pune të caktuar, por edhe obligim për pronarët e dyqaneve për përqindje të caktuar nga mjetet të derdhen në arkën shtetërore si dhe kompensim shtesë për punëtorët që punojnë të dielave”, theksoi Jagoda Shahpaska – Ministre për Punë dhe Politikë Sociale.
The post Qendrat tregtare të punojnë të dielën!? Shahpaska: Nëse vendosim ashtu atëherë do të jetë nën kritere të rrepta appeared first on Telegrafi.