Qendra për Shëndet Publik – Kumanovë gjatë 24 orët e fundit regjistroi 18 raste të reja me coronavirus, ku 17 prej tyre janë nga Kumanova dhe një nga Likova.
Po ashtu kanë humbur jetën edhe dy pacientë, njëri 64-vjeçar dhe tjetri 72 vjet.
“Në mesin e të infektuarve ka tre punonjës shëndetësor, dy infermiere dhe një mjek që punon në Kumanovë. Të tjerët janë kontakte të personave tashmë të infektuar”, deklaroi Arif Latifi, drejtori i QSHP-së.
Sot në Kumanovë po ashtu janë bërë 38 testime për coronavirus./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Qendra për Shëndet Publik – Kumanovë regjistroi 18 raste të reja me COVID-19, humbin jetën dy pacientë appeared first on Telegrafi.