Qendër Zhupë, edhe dje nuk u zgjodh kryetari i komunës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët e komunës Qendër Zhupë edhe dje nuk mundën të zgjedhin kryetarin e komunës pasi në zgjedhjet e djeshme nuk dolën 33% e qytetarëve nga lista zgjedhore, njofton Telegrafi Maqedoni.

Një e treta e qytetarëve është kushti për të qenë zgjedhjet e suksesshme në komunë, apo 7077 qytetarë gjithësejt nga lista e votuesve.

Dje kanë votuar vetëm 29,68%, apo 4% nga numri i nevojshëm. Ndërsa në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar votuan 25,77%.

Në regjistrimin e fundit, numrat treguan se në këtë komunë ka më pak se 40% të qytetarëve, në krahasim me regjistrimin e vitit 2002. /Telegrafi/

Advertisement

The post Qendër Zhupë, edhe dje nuk u zgjodh kryetari i komunës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy