Që një javë po digjet deponia e Prilepit, autoritetet dyshojnë për faktor njerëzor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më shunë se një javë që po digjet deponia e qytetit të Prilepit në afërsi të fshatit Alinci. Prej ditësh shërbimet komunale zjarrfikëse po shuajnë zjarrin, po ashtu po ndihmojnë edhe firmat. Deri më tani, gjithçka është reduktuar në pika të nxehta që ende po digjen. Nga “Komunalja” e Prilepit thonë se deponisë po i vihet zjarri qëllimisht.

“Për momentin diqgjet mbetjet e vjetra të shumë viteve më parë. Çdo lloj mbetjeje nga zona industriale. Dyshojmë se është në pyetje faktori njerëzor. Qëllimisht vënë zjarr në deponi. Dëmi është i madh. Sidomos për ndotjen dhe shëndetin. Është rrezik për shëndetin duke pasur parasysh ajrin tashmë të ndotur”, thotë Rubin Abrashoski, drejtor i ndërmarrjes komunale të Prilepit “Higjiena Komunale”.

LSDM-ja opozitare nga Prilepi  për situatën i akuzon autoritetet e qytetit.

“Për kryetarin e Prilepit, Borçe Jovçeski dhe për OBRM-PDUKM-në banorët e Prilepit nuk kanë problem me ndotjen, sepse stacionet matëse nuk tregojnë një gjë të tillë. Dhe nuk e tregojnë sepse nuk ka stacione matëse”, tha në konferencë për shtyp para deponisë së qytetit Ivona Kuzmanoviq nga LSDM nga Prilepi.

Advertisement

Deponia e qytetit të Prilepit mbulon një sipërfaqe prej përafërsisht 50.000 metra katrorë. Kjo është hera e dytë brenda një viti e gjysmë që digjet dhe nuk dihet se kush po i vë flakën dhe as cilat janë arsyet. E vetmja zgjidhje shihet në ndërtimin e një  deponie rajonale për 19 komuna të rajonit jugperëndimor, me seli në Komunën e Novacit.

Këto ditë në Prilep ka mbërritur iniciativa e Komunës së Novacit, e cila pranon ndërtimin e deponisë rajonale në tokën e saj. Këtë duhet ta verifikojë Këshilli i Qytetit të Prilepit.

The post Që një javë po digjet deponia e Prilepit, autoritetet dyshojnë për faktor njerëzor appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy