Të dhënat e ditës së djeshme treguan se nuk kanë të ndalur numri i rasteve të reja me coronavirus, ndërsa vetëm dje kishte 23 të vdekur.

Në Maqedoni deri më 1 shtator janë vaksinuar gjithsej 733.226 qytetarë, ndërsa deri tani janë aplikuar 1.280.332 doza të vaksinave dhe 547.105 janë rivaksinuar.

Sipas të dhënave të fundit, 53% e popullatës mbi 40 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës dhe 28% e popullatës mbi 18-39 vjet është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës.

Në Maqedoni deri tani janë bërë 1.169.901 testime për coronavirus, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar gjithsej 178.159 raste me coronavirurs, kurse 157.294 pacientë janë shëruar dhe 5.987 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 14.878 dhe vetëm dje kishte 760 raste të reja, 644 të shëruar dhe 23 të vdekur./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Që nga fillimi i pandemisë rreth 6.000 persona humbën jetën nga COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.