Qarkullimi në rrugët shtetërore të Maqedonisë zhvillohet pa probleme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme.

Intensiteti i qarkullimit në i rrugëve jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga data 15.11.2023 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2024. Mund të lexoni më shumë informacion në këtë lidhje.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Advertisement

Nga data 15.11.2023, rruga Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar të Galiçicës, do të jetë e mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve. Në vendngjarje është vendosur sinjalistika adekuate e komunikacionit. Ky regjim kohor do të zgjasë deri më 1 prill 2024.

The post Qarkullimi në rrugët shtetërore të Maqedonisë zhvillohet pa probleme appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy