Këshilli iniciativ i muftenisë së Tetovës nuk arriti të reazlizoj takim me resin Fetahu. Ata bën thirrje që BFI të tërheq vendimin për shkarkimin e Muftiut të Tetovës, Qani Nesimi, informon Klan Macedonia.
“Ne juve ju dorëzuam nje list me nënshkrime nga Hoxhallarë dhe anëtarë të këshillave të Xhamisë të Muftinisë së Tetovës, ku kërkuam tërheqjen e vendimit për shkarkimin e muftiut tonë shumë të dashur Profesor.drQani ef Nesimit dhe tërheqjen e vendimit për emërimin e u.d muftiut antikushtetues”, deklaroi Irfan Emrullai.
Ndryshe, nga BFI njoftuan opinionin se:
Nga gjykata administrative të gjitha ankesat e Qani Nesimit janë refuzuar dhe me këtë ai edhe juridikisht nuk është Mufti i Muftinisë së Tetovës dhe çdo ditë që qëndron në zyrat e Muftinisë konsiderohet uzurpim i tyre dhe ligjërisht konsiderohet një qytetar i rëndomtë që ka uzurpuar me dhunë ato.
Tanimë emri i tij si Mufti është shlyer edhe nga Regjistri qëndror dhe në vend të tij qëndron ushtruesi i detyrës dr. Selver Xhemaili i emëruar nga Rijaseti i BFI të RMV
Mbajtja e zyrave të Myftinisë së Tetovës nga sic thonë nga BFI persona me dosje kriminale që mund lehtë të shkaktojnë akte ekstremiste dhe radikaliste me mundësi të dhunës kundër imamëve apo akte të terrorit.
BFI i bën apel të gjitha institucionet e vendit si: presidenca e shtetit, Kryeminisrti, zv. Kryeministri i parë, ministri i punëve të brendshme, ambasadat e BE, ambasada amerikane, besimtarët, nëpunësit fetarë, mutevelitë e xhamive të mos bien pre e mashtrimeve të ish Muftiut, dhe se ata nuk do të mbajnë përgjegjësi për keqpërdorimet, shkeljet dhe problemet tjera që mund të ndodhin në të ardhmen nha usurpuesit e muftenisë së Tetovës
Ndërkohë, nga pala tjeter shtuan se qendrimet e tyre do të radikalozihen nëse nuk marrin përgjigjen e duhur.
BFI ka kërkuar nga organet e shtetit, sa më shpejtë këto elemente të dyshimta dhe jo legjitime të largohen nga objekti i Muftinisë që janë prona të BFI të RMV, i cili mbahet i uzurpuar me dhunë. /tvklan.mk
The post Qani Nesimi humb betejën me BFI-në appeared first on Telegrafi.