Pushimet verore, qytetarët e Maqedonisë zgjedhin Shqipërinë dhe Turqinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Edhe pse pushimet verore kanë filluar, agjencitë turistike thonë se numri i pushuesve të interesuar nuk është sipas pritshmërive. Ata presin që në muajin gusht do të jetë me fluks më të madh. Për disa qytetarë pushim veror nuk do të ketë për shkak të gjendjes së dobët financiare, kurse për disa të tjerë çmimet nuk janë problem, kështu që ata shqyrtojnë çmimet dhe ofertat që i japin agjencitë turistike.”

Si destinacione të preferuara shquhen Shqipëria dhe Turqia, kurse Egjipti sivjet ka më pak interesim për t’u vizituar, thonë agjencitë.

“Po ka interesim, po më shumë interesim kanë për Turqinë dhe Shqipërinë, shtetet tjera pushime tjera nuk ka shumë, sivjet është më pakë. Shumë më shumë më të interesuar ka pasur vjet se sa sivjet, sivjet Shqipërinë e kanë më me interes, vjet ka qenë Egjipti, sivjet nuk e kemi Egjiptin fare. Muajin gusht presim të kemi më shumë, tani që vijnë edhe gurbetçarët poashtu, interesi do të jetë edhe më i madh. Çmimet janë shumë të mëdha, i kanë hypur çmimet tepër, gjithashtu edhe Shqipëria i ka çmimet shumë të larta, por prapë shqiptarët shkojnë më shumë atje”.  – tha Ëndërrim Hasani, nga Agjencia turistike “Ita”.

Edhe pse interesim kanë për t’i bërë pushimet, qytetarët i shqyrtojnë ofertat dhe janë në hamendje se a iu premton xhepi një luks të tillë në një destinacion të preferuar.

Advertisement

“Nuk kemi shkuar ende, planifikojmë të shkojmë në Shëngjin më 5 gusht. Mendoj se sivjet siç po shohim dhe po lexojmë çmimet janë shumë më të larta në krahasim me vitet e kaluara. Mesa jam informuar Shëngjini i ka çmimet më normale. Nuk mundet njeriu t’i kalojë 7 ditë, por 4 apo 5 ditë po.”

“Nuk kam shkuar, planifikoj të shkoj në mal në shtëpizën time që kam atje. Në det nuk do të shkoj këtë vit për shkak të gjendjes së dobët financiare.”

“Sivjet akoma nuk kemi shkuar, po planifikoj të shkoj në det apo në mal diku. Çmimet ishin marramendëse, por mendoj se tani sadopak janë normalizuar muajt e fundit. Mendoj se do të jenë në nivelin e normalitetit ofertat turistike dhe çmimet.”

“Po, do të shkojmë në Shqipëri, por nuk e di sigurt.”

Advertisement

“Jo, sivjet nuk kemi qenë se janë rritur tepër çmimet. Shkojmë nëpër pishina.”

“Ne jemi momentalisht në pushim, kemi ardhur nga Italia. Çmimet nuk janë aq të larta në Itali sa këtu. Këtu janë edhe më të larta se në Europë.” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.

U përfol për çmime të larta në vendet bregdetare dhe kjo ka bërë që sivjet interesimi i pushuesve të bjerë ndjeshëm, por gjithsesi vala e të nxehtit që mbretëron në vendin tonë e bën të pamundur që qyetarët të mos mendojnë të ikin nga vendi qoftë edhe për një pushim njëditorë apo fundjavë. /TVM2

The post Pushimet verore, qytetarët e Maqedonisë zgjedhin Shqipërinë dhe Turqinë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy