Ndihma e pakthyeshme përmes Fondit për turizëm sipas qarkullimit të realizuar në vitin 2019 dhe subvencionimin e pagave nga 14.500 denarë deri në fund të vitit me mbulim 100 për qind të kontributeve, kërkojnë agjencitë turistike nga shteti.

Ata thonë se janë në prag të falimentimit sepse nuk kanë punuar për pesë muaj. Të gjitha rezervimet janë anuluar dhe ato nuk realizojnë të ardhura. Nëse kjo situatë vazhdon, është e mundur që në gusht, siç paralajmëruan sot në konferencë për media, 5,000 familje do të mbeten në rrugë.

Për transportuesit po kërkojnë rishikimin e vendimit të Komisionit shëndetësor, dhe në vend të 50 për qind, siç është tani,kapaciteti i përmbushjes së automjeteve të lejohet të jetë 70 për qind e ulëseve, dhe deri në vitin 2021 të vlejë kartoni i gjelbër për vitin 2020 i cili tashmë është paguar, por jo edhe i shfrytëzuar.

“Apelojmë me urgjencën, megjithëse është koha për zgjedhje, kërkesat tona të shqyrtohen dhe zgjidhen pozitivisht. Përndryshe, sektori i turizmit, veçanërisht agjencive turistike dhe transportuesit, kërcënohet me falimentim. Situata është alarmante dhe tejet shqetësuese duke marrë parasysh sa familje mbijetojnë dhe ushqehen nga ky aktivitet”, tha drejtoresha ekzekutive e Odës ekonomike të turizmit të Maqedonisë, Biljana Pejoska Risteska, duke apeluar tek autoritetet që ta marrin situatën më seriozisht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo apeloi se Oda deri tani ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet dhe pjesa më e madhe e masave të propozuara në sektorin u pranuan. Por ky ka qenë grup afatshkurtër, në pajtim me situatën e atëhershme.

“Tani, duke pasur parasysh se situata nuk është dhe nuk mund të korrigjohet deri në fund të vitit, ne propozojmë një grup të dytë, por masat afatgjata si plotësim i atyre të mëparshme, për të cilat po kërkojmë prolongim.

Subvencionimet e pagave me 14.500 denatë të jetë deri në fund të vitit dhe me këtë përfshihen të gjitha agjencitë, përfshirë edhe ata që me punë kanë filluar në janar, gjegjësisht ata që nuk kanë të paktën gjashtë muaj aktivitete. Këto masave janë ekzistenciale, sociale dhe i përfshinë të gjitha kategoritë e të punësuarve”, potencon Pejoska Riseska.

Grupi i dytë i masave ka të bëjë edhe me ciceronët turistik, posaçërisht ato që jetojnë nga kjo veprimtari dhe nuk kanë të tjera të ardhura shtesë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mes tjerash kërkojnë edhe prolongim të kredive për një vit, si dhe lirim të plotë nga TVSH-ja të agjencive turistik në turizmin për mysafir.

Oda dje i dorëzoi masat deri te Ministria e Ekonomisë prej nga pret marrëveshje në afat sa më të shpejtë të mundur.

The post Punonjësit turistik në Maqedoni para falimentimit, kërkojnë ndihmë urgjente nga shteti appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";