
“Si koleg dhe ministër i Kulturës dhe Turizmit, dëshiroj sinqerisht dhe thellësisht t’ju kërkoj falje për atë që ndodhi – pagat u vonuan dhe nuk u paguhen para festave të Pashkëve”, u tha ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov punonjësve të kulturës.
“Jam i vetëdijshëm se ky është një problem madhor që ju ka shkaktuar shqetësim juve dhe familjeve tuaja, aq më tepër që këto duhet të jenë ditë gëzimi dhe feste familjare. Më vjen sinqerisht keq që kjo vonesë ndodhi me gjithë përpjekjet e mia për të mbërritur në kohë. Shkak për këtë është problemi i kahershëm dhe i pazgjidhur me rregullimin e pagave të punonjësve të kulturës, i cili çdo vit krijon probleme të mëdha. Për ta tejkaluar përfundimisht dhe përgjithmonë këtë sfidë, është dashur të bashkohen të gjithë palët e interesuara, gjë që nuk ka qenë praktikë në të kaluarën dhe fatkeqësisht, e gjithë kjo ka sjellë vonesa në pagesa”, theksoi Lutkov.
Ministri shtoi se kjo procedurë që po zhvillohet këto ditë synon të krijojë një bazë për një vlerësim më të mirë, më të drejtë dhe më dinjitoz të punës së punonjësve në kulturë.
“Ju falënderoj për durimin, mirëkuptimin dhe profesionalizmin që tregoni. “Në emrin tim, kërkoj ndjesë dhe ju siguroj se po punojmë me përkushtim që situata të tilla të mos përsëriten më”, theksoi ministri.
The post Punonjësit në Ministrinë e Kulturës ende pa paga, Lutkov: Problem i kahershëm që ende nuk po i gjejmë zgjidhje appeared first on Telegrafi.